Presidentja Osmani takohet me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Helsinki është takuar me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.

E para e vendit bën të ditur se e falënderoi ministren për mbështetjen e fuqishme të Finlandës në rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

“Në Helsinki, pata kënaqësinë ta takoj edhe Ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen – një mike e çmuar e Kosovës. E falënderova për mbështetjen e fuqishme të Finlandës në rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, si dhe ritheksova përkushtimin e thellë të Kosovës për forcimin e partneritetit tonë ndërshtetëror”, ka shkruar Osmani në Facebook. /Klankosova.tv/

Read Previous

VIDEO | Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

Read Next

Rrugë të ngushta dhe shoferë pa përvojë, shikoni si ka ngecur vetura në qytetin italian!