Rrugë të ngushta dhe shoferë pa përvojë, shikoni si ka ngecur vetura në qytetin italian!

Qytetet tradicionale italiane si Bose janë plot me rrugë të ngushta, si në kartolina.

Megjithatë, jo të gjithë turistët janë mjaft të kujdesshëm kur bëhet fjalë për të kaluar nëpër to, transmeton Telegrafi.

Një turist në Bosa e gjeti veten në telashe pasi ngiste Toyotën e tij në një rrugicë të ngushtë.

Siç shihet edhe në videon e publikuar në rrjetet sociale, kur tashmë ishte aq i pakujdesshëm sa ngeci, tentoi dhe mundohej të dilte nga kjo situatë në dukje e pashpresë.

Ai përfundimisht arriti të vazhdonte, por dëmi i makinës ishte i konsiderueshëm.

Krahas gjithë kësaj, në incizim dëgjohen britmat dhe komentet e vendasve të mbledhur.

Nëse do të shkoni në një qytet me rrugë të ngushta, le të jetë një mësim për ju. /Telegrafi/

Read Previous

Presidentja Osmani takohet me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen

Read Next

Ambasadori Hargreaves: Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale