Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në kryeqendrën e Italisë, Romë, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut.
Papa Françesku vdiq në moshën 88 vjeç pasi pësoi një goditje në tru të hënën e Pashkëve, vetëm një ditë pasi u shfaq në të njëjtin shesh për t’u ofruar një bekim besimtarëve në pikën kulmore të kalendarit të krishterë.
Mesha e tij mortore do të mbahet në shkallët e Bazilikës së Shën Pjetrit, një nga vendet më të rëndësishme të Kishës Katolike, me më shumë se 50 udhëheqës botërorë dhe 11 monarkë në pushtet të pranishëm.
Aty pritet të jenë presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ai argjentinas Javier Milei, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe presidenti filipinas Ferdinand Marcos Jr., kreu i kombit më të madh katolik në Azi.
Ndër tjerësh, aty do të jetë edhe Volodymyr Zelensky i Ukrainës. /Telegrafi/