​Patundshmëria e Lumir Abdixhikut mbi 900 mijë euro

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku duket që të shumicën e të hollave i ka investuar në patundshmëri. Ai ka dy shtëpia, një banes, një tokë dhe një veturë në vlerë 925 mijë euro.

Abdixhiku ka shtëpi me 214 m2, të blerë me kredi bankare dhe kursimet në vitin 2014, në vlerë 200 mijë euro, si dhe një banesë 174.00 m2 të blerë me kredi bankare në vitin 2023, në vlerë 260 mijë euro. Kurse, të trashëguar ka një shtëpi 200.00 m2 në vlerë 150 mijë euro dhe një tokë 1500 m2 në vlerë 90 mijë euro.

Gjithashtu, ka një veturë në vlerë 25 mijë euro.

Ai ka kursime 520 euro dhe në një bankë tjetër 6,199 euro. Kurse, bashkëshortja e tij, ka kursime mbi 800 euro.

Megjithatë, Abdixhiku ka edhe borxhe. Ai ka hyrë 2 mijë euro overdraft dhe për blerjen e banesës në Marigona Hill, i kanë mbetur borxh për t’i paguar edhe 110,594 euro. Kurse, bashkëshortja e tij ka kredi edhe mbi 25 mijë euro për renovim të shtëpisë.

Ndërkohë, të ardhurat e tij vjetore janë 19 mijë euro si deputet, 24 mijë euro në njërin nga kolegjet në Prishtinë, ndërkohë, si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk merr asnjë cent, pasi nuk parashihet.

E gruaja e tij merr 13.200 euro në një kompani private dhe 751 euro në një kolegj. /KosovaPress/

Read Previous

Ushtarët e FSK-së realizojnë ushtrimin fushor “Arrow Bravo 25”

Read Next

Kjo është pasuria e Glauk Konjufcës