Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca duket që e ka shumëfishuar pasurinë e tij. Ai tanimë ka tri banesa, një shtëpi, tokë e gjëra tjera me vlerë. Ndonëse, ka një veturë me çmim jo të lartë, ajo që bije në sy është që përveç që ka blerë nga kursimet, ka edhe para të gatshme në bankë, gjithashtu të deklaruara si kursime.
Ai ka deklaruar banesë 99.41 m2, të cilën thotë se e ka blerë me kredi dhe kursime në vitin 2018 dhe kushton 60,793 euro, po ka edhe banesën tjetër 59.00 m2, të blerë me kredi dhe kursime në vitin 2021, në vlerë 44 mijë euro, të deklaruar si të prindërve. Prindërit e tij kanë blerë nga kursimet edhe një banesë tjetër 115.00 m2, në vitin 2008 dhe kushton 92 mijë euro.
Konjufca ka deklaruar 50.00 ari tokë të trashëguar nga të ardhurat familjare që ka vlerën 10 mijë euro, një shtëpi 130 m2, e ndërtuar me kredi dhe kursime në vitin 2013, dhe ka vlerën 45 mijë euro, që është e prindit të tij. Prindi i tij ka blerë tokë edhe një vend 12.49 ari dhe një vend tjetër 27.50 ari.
Ndërkohë, Konjufca me kredi dhe kurime ka blerë një depo 500 euro dhe parking në vlerë 6 mijë euro, derisa e ka një veturë Chevrolet, të blerë nga kursimet në vlerë 3 mijë euro.
Ai ka kursime 3,510 euro nga të ardhurat personale dhe një xhirollogari tjetër 5,594 euro, shumë e akumuluar nga pagat e marruara.
Ai nga Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë donacion 2 mijë euro në vitin 2023, derisa si të ardhura vjetore si kryetar kuvendi ka marrë 27,555 euro.
Ndërkohë, në kuadër të kursimeve, vërehet edhe bashkëshortja e tij, e cila ka përfituar nga masa 3.5 dhe masa 4.2, ku ka marrë 520 euro, si dhe të ardhura vjetore 1,988 euro nga paga në Universitetin e Prishtinës, por ka arrit t’i deponoi 3,850 euro. /KosovaPress/