Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti kanë arritur në bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan.
Në një postim në Facebook, Presidenca ka publikuar një video të shkurtër të arritjes së Osmanit dhe Kurtit.
“Presidentja Vjosa Osmani arrin në bazilikën ‘Shën Pjetri’ në Vatikan, kryeson delegacionin e Republikës së Kosovës në varrimin e Papë Fraçeskut”, thuhet në këtë postimin e Presidencës. /Telegrafi/