Barcelona, Hansi Flick: Duam ta fitojmë Kupën e Mbretit

Hansi Flick foli në prag të finales së “Copa del Rey”, ku Barcelona do të përballet me Real Madridin. Kjo ndeshje do të luhet sonte në “La Cartuja” të Sevilla.

Sa e rëndësishme është ta luani këtë finale përpara mijëra tifozëve? Barcelona e luajti finalen e fundit të Kupës së Mbretit gjatë pandemisë… Sigurisht që është më mirë të luash para publikut. Duhet të luftojmë për ta fituar trofeun. E nisëm këtë rrugëtim në fillim të sezonit me idenë për të fituar trofe dhe ja ku jemi, por e dimë që është e vështirë të fitosh.

Është hera e parë që luani një ndeshje të madhe këtë sezon dhe konsideroheni favoritë. A ndikon kjo në mënyrën se si do t’iu flisni lojtarëve tuaj? Kemi një skuadër shumë të re, por e dimë që përballë kemi një nga klubet më të mëdhenj në botë.

Si po përballeni me presionin? Kur shoh si stërvitet skuadra, kam besim. Besoj shumë te lojtarët e mi, duhet të luftojmë deri në fund, pastaj të shohim çfarë do të ndodhë në fushë.

A keni një mendim për konferencën e shtypit ku arbitri shpërtheu në lot për shkak të agresivitetit ndaj tyre. Çfarë mendoni për këtë dhe propozimin e Real Madridit për t’i ndërruar arbitrat e kësaj finaleje? Për mua ky është sport, futboll. Duhet t’i mbrojmë njerëzit që janë pjesë e tij. Në fushë ka vendime që ndikojnë, por pas ndeshjes gjithçka përfundon. Na duhen arbitrat, e kam thënë muaj më parë se duhet t’i mbrojmë ata. Kjo vlen për trajnerët, lojtarët, klubet, është detyrimi ynë. Moskujdesi ndaj tyre nuk është i drejtë.

A do ta ndryshoni qasjen tuaj në këtë finale? Ne gjithmonë e përshtatim planin e lojës me kundërshtarin. Është e thjeshtë, s’ka asgjë të ndërlikuar.

Cila është diferenca mes Lewandowskit dhe Ferran Torres si “9”? Ferran e ka treguar në Kupë se di të luajë në atë pozicion. Kujtoni ndeshjet e tij kundër Valencia, Atlético. Di si të luajë atje, edhe pse është i gjithanshëm.

Si trajner i keni fituar të gjitha finalet, Ancelotti ka fituar shumë gjithashtu. A mendoni se italiani do të rrezikojë më shumë se ju? Është njësoj për të dy. Jemi trajnerë, detyra jonë është të përgatisim skuadrat. Do të jenë 26.000 tifozë të Barçës dhe ky është një fakt i rëndësishëm.

Këtë sezon i keni mposhtur madrilenët 4-0 dhe 5-2… Kjo i përket së kaluarës. E përsëris: ata janë një skuadër fantastike, që mund të na dëmtojë. Duhet të luajmë siç dimë, dua të shoh një skuadër që bën gjithçka për ta fituar trofeun.

Ka eufori, njerëzit kërkojnë të mposhtet Real Madridi. A je i shqetësuar? Real Madridi është një klub i madh dhe duhet ta respektojmë. Janë 90 minuta, ndoshta më shumë. Është një trofe dhe e rëndësishme është ta fitojmë.

A do të mendoni pak edhe për Interin? Do ta shohim më vonë përballjen me Interin, por është pozitive të luajmë një finale, sepse kjo mund të na ndihmojë të mësojmë.

Të shtunën, Lamine Yamal do të luajë ndeshjen e tij të 99-të me Barcelonën. Çfarë ka ai të veçantë? Është një lojtar i jashtëzakonshëm, edhe pse vetëm 17 vjeç. Ka diçka speciale, do ta shihni me kohën. /Telesport.al/

Read Previous

Komuna e Gjakovës: Nuk e dimë arsyen pse ishin ndërprerë punimet në Çarshinë e Vjetër

Read Next

Prishtina, në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë