Ancelotti pas humbjes nga Barcelona: Ishim më afër fitores sesa kundërshtarët tanë

Carlo Ancelotti pranoi se diferencat e vogla i kushtuan Real Madridit në humbjen e tyre kaotike 3-2 në finalen e Copa del Rey ndaj Barcelonës.

Ancelotti ishte pragmatik në vlerësimin e tij për humbjen e Real Madridit në Sevilla dhe ai pretendoi se një ngatërresë mes kapitenit Luka Modric dhe Brahim Diaz ishte shkas për veprimin e Kounde.

“Në përgjithësi, ndjeva se e kishim lojën nën kontroll, por ata ishin në gjendje të luanin topa pas nesh dhe atëherë gjërat u komplikuan, veçanërisht për golin e tyre të dytë”.

“Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë sepse dhamë gjithçka, konkurruam shumë mirë dhe nuk ka asgjë për t’u ankuar. Ishim më afër fitores sesa kundërshtarët tanë”, tha Ancelotti.  /Klankosova.tv

Read Previous

Rritet numri i viktimave pas shpërthimit të fuqishëm në Iran

Read Next

Qindra besimtarë vizitojnë varrin e të ndjerit Papa Françeskut