Pas El Clasicos në Evropë mes Barcelonës dhe Real Madridit, radha ka qenë për një spektakël tjetër në Superclasicon e Argjentinës, ku River Plate ka qenë nikoqir i Boca Juniors.
Ka qenë një rekord i tifozëve në Estadio Monumental, ku 85,018 spektaktorë ishin të pranishëm dhe kanë mbetur të kënaqur, pasi River Plate ka triumfuar 2-1 ndaj Boca Juniors.
River Plate kaloi në epërsi në mes të pjesës së parë me një goditje dënimi mahnitëse nga 17-vjeçari Franco Mastantuono , i cili shënoi nga 30 metra në këndin e sipërm.
Mesfushori i ri tashmë është i lidhur me klubet më të mira evropiane pas paraqitjeve spektakolare me fanellën e Riverit.
Boca barazoi falë një gabimi të Pezzella, me kampionin e botës Pezzella që humbi topin dhe lejoi Merentiel të dilte një me një me portierin.
Sebastian Driussi i River Plate i dha fitoren ekipit të tij, duke shënuar pas dy përpjekjeve për të mposhtur portierin Marchesin.
Nuk u shënua asnjë në pjesën e dytë, kështu që River Plate fitoi Superclasico.
Los Millonarios u ngjit në vendin e tretë në Grupin B, ndërsa Boca Juniors mbetet në krye të Grupit A pavarësisht humbjes. /Telegrafi/