Trajneri i Lakers bëri diçka që nuk kishte ndodhur që nga viti 1997 në NBA

Los Angeles Lakers u mundën nga Minnesota Timberwolves 116:113 dhe janë afër eliminimit nga Play-Offi i NBA-së dhe ndeshja u shënua nga një lëvizje e paprecedentë e trajnerit JJ Redick.

Gjegjësisht, trajneri i Lakers, JJ Redick, vendosi të mos bëjë asnjë zëvendësim në pjesën e dytë, ndërsa Dorian Finney-Smith, LeBron James, Luka Doncic, Austin Reaves dhe Rui Hachimura luajtën të gjitha minutat e çerekut të tretë dhe të katërt.

Sipas të dhënave të mbajtura që nga viti 1997, ai është trajneri i parë që bën një lëvizje të tillë në Play-Off.

Image

Pavarësisht se luajtën të gjitha 24 minutat në pjesën e dytë, lojtarët e Lakers pohuan se shkaku i humbjes nuk ishte lodhja, por vendimet e dobëta të gjyqtarëve në minutën e fundit të ndeshjes.

“Lodhja nuk është arsyeja e humbjes”, pohoi kategorikisht LeBron James pas ndeshjes dhe me të u pajtua edhe Luka Donçic.

“Lodhja nuk ka të bëjë me humbjen. Kam luajtur shumë minuta, por nuk jam ndjerë i lodhur”, ka thënë Doncic.

Trajneri Redick shpjegoi pse mbajti të njëjtat pesë në fushë në pjesën e dytë.

“Nuk e kisha në plan që të njëjtit pesë lojtarë të luanin të gjithë pjesën e dytë. Në fillim të çerekut të katërt, i pyeta se si po kalonin dhe përmenda se kishim edhe dy pushime për t’i dhënë pushim. U thashë: “Nëse dikush lodhet, le të më thotë t’i zëvendësoj”, tha Redick.

Si për kujtesë, Lakers tani janë poshtë 3-1 në raundin e parë të Play-Off-it të Konferencës Perëndimore dhe duhet të fitojnë tre ndeshje radhazi për t’u avancuar tutje. /Telegrafi/ 

Read Previous

Banka Botërore: Ekonomia e Kosovës rritet me 3,8 % në vitet 2025 dhe 2026

Read Next

Kapen rreth 12 mijë euro të padeklaruara në pikëkalimin kufitar në Bërnjak