Kreu i Agjencisë së Inteligjencës së Izraelit, ka dorëzuar dorëheqjen, raporton “BBC”.
Ronen Bar, që ka kryesuar agjencinë Shin Bet, ka thënë se do ta lë postin më 15 qershor. Ai e njoftoi këtë në një aktivitet përkujtimor për anëtarët e Shin Bet që vdiqën.
Bar ishte përfshirë në një shkëmbim të ashpër akuzash me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili e shkarkoi atë muajin e kaluar.
Një apelim në Gjykatën Supreme e pezulloi këtë veprim.
Por, Ronen Bar ka zgjedhur të dorëhiqet.
Ai tha se çdo nëpunës publik që nuk arriti të ndalonte sulmet e Hamasit në Izrael më 7 tetor të vitit 2023, që edhe shkaktuan luftën në Gaza, duhej ta ulte kokën “me përulësi para atyre që u vranë, u plagosën apo u morën peng dhe të vepronte në përputhje me rrethanat”.
Të dielën, Netanyahu paraqiti një deklaratë nën betim në Gjykatën Supreme ku e akuzoi Barin duke e quajtur gënjeshtar.
Bar në deklaratën e tij e akuzoi Netanyahun se kërkonte besnikëri të tepruar dhe se kishte urdhëruar agjencinë të spiunonte protestuesit antiqeveritarë. /koha.net/