Amazoni i nis satelitët e parë në hapësirë

Kompania Amazon i ka nisur satelitët e parë në orbitën e ulët të Tokës për projektin Kuiper, në një përpjekje për të shpërndarë internet globalisht.

Reuters ka raportuar se 27 satelitët janë nisur tashmë, derisa kjo po konsiderohet rivalitet ndaj kompanisë Starlink, që ka vite që kryen këtë funksion. Projekti 10 miliardësh është vonuar të paktën një vit, pasi Amazon dikur shpresonte se mund t’i lansonte satelitët në 2024-n, derisa ajo përballet me një afat të caktuar nga Komisioni Federal i Komunikimeve të SHBA-së.

Deri në vitin 2026 synohet të dërgohen 1.618 satelitë, derisa projekti parasheh që të dërgohen gjithsej 3.226 satelitë. Tregu aktual botëror për shpërndarje të internetit dominohet nga SpaceX.

Amazoni i kishte lansuar dy satelitë prototipë në vitin 2023 me qëllim testimi, derisa tha se rezultuan me sukses, para se t’i nxirrte nga orbita në vitin 2024. SpaceX i Elon Musk ka avantazh unik të lansimit së raketave dhe të satelitëve në orbitë.

Që nga 2019-a janë lëshuar mbi 8.000 satelitë, duke bërë që ky ritëm ta ndihmojë kompaninë t’i grumbullojë mbi 5 milionë përdorues në 125 shtete të botës.

Kreu ekzekutiv i Amazonit, Jeff Bezos, është shprehur optimist që Kuiper ta konkurrojë Starlinkun, duke u shprehur se ka një kërkesë të pangopur për internet.

“Ka vend për shumë fitues atje. Parashikoj që Starlink do të vazhdojë të jetë i suksesshëm dhe parashikoj që edhe Kuiper të ketë sukses”, është shprehur ai./koha.net/

Read Previous

AGK mban konferencë për media

Read Next

Putin po afrohet në heshtje, Europa ngre alarmin