Prezantohen 8 shërbime të reja digjitale në e-Kosova

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar për tetë shërbime të reja digjitale të rëndësishme në e-Kosova, që sipas tij e rritin numrin e shërbimeve elektronike në mbi 230 sosh.

“E-Kosova që tanimë është e qasshme edhe si aplikacion mobil për iOS dhe Android, ka më shumë se 1 milion përdorues të regjistruar. Më shumë shërbime, më pranë qytetarëve”, tha Kurti në rrjetin social Facebook.

Sipas njoftimit të platformës E-Kosova, në bashkëpunim me Agjencinë e Regjistrit Civil janë lansuan tetë shërbime të reja në kuadër të kategorisë “Gjendja Civile”: Certifikata e vendbanimit, Cerifikata e shtetësisë, Certifikata mbi statusin martesor, Certifikata e bashkësisë familjare, Certifikata e vendbanimit për anëtarë të familjes, 6.Certifikata e shtetësisë për anëtarë të familjes, Certifikata mbi statusin martesor për anëtarë të familjes, Certifikata e bashkësisë familjare për anëtarë të familjes. /KosovaPress/

Read Previous

Murati: Propozimi ynë edhe këtë herë është Albulena Haxhiu

Read Next

Faton ​Peci: Propozimi mbetet i njëjtë, opozita sa më shpejt të bindet