Fundi i këtij sezoni po vjen dhe fillojnë të qarkullojnë emrat e rinj për pankinat kryesore të Serie A.
Gaztari i Corriere dello Sport, Giancarlo Dotto foli për Radio Punto Nuovo duke analizuar ndryshimet kryesore në pankinat më në zë të Serie A. Ja cfarë thotë Dotto:
“ Për mua vendimet janë marrë. Allegri do të rikthehet tek Juve. Sarri do të kalojë tek Roma, Gattuso tek Fiorentina dhe Spalletti tek Napoli.
“Sarri është trajneri i duhur për Romën. Spalletti është një trajner i madh. E ka treguar tek Roma ku kishte pak lojtarë cilësorë në dispozicion.
“Tek Inter nuk ka patur as 1/10 e asaj që ka Conte sot.. Zërat për rikthimin e Allegrit janë shtuar shumë kohët e fundit.
“Flitet madje që Max mund ta marrë Juven në drejtim javët e ardhshme dhe jo sezonin tjetër”./rrjetasportive/