Në moshën 76 vjeçare ka ndërruar jetë doktor i shkencave, specialist dhe profeso Dr. Rifat Lila. Ai gjithë jetën e tij ia kushtoi shërbimit të popullatës në Institutin e Mjekësisë së punës, të cilin edhe e themeloi. Poashtu ai la pas edhe libra e monografi të ndryshme.Në nderim të jetës dhe kontributit të tij familjarë, miq, bashkëpunëtorë e përfaqësues të instiutcioneve kanë bërë homazhe pranë arkivolit ku pushonte trupi I të ndjerit.
Vdekja tij është një humbje e madhe për qytetin e Gjakovës dhe e pazëvendësueshme për familjen, miqtë dhe komunitetin e mantelbardhëve u tha me këtë rast.
Ai ishte gjithmonë afër çdo familje në Gjakovë ishte shembulli ku spikati për përkushtimin dhe humanizmin si dhe ishte udhërrëfyesi më i mirë që duhet ndjekur kështu thanë kolegët e bashkëpunëtorët e tij. Të shumta janë telegramet e ngushëllimeve që i kanë shprehur bashkëshortes Silvanës, familjarëve, nipave, mbesave, familjes Lila, kolegëve, e qytetarëve të Gjakovës dhe të gjithë atyre që e njohën. Në emër të familjes Lila foli djali i të ndjerit Gentiani i cili i falënderoi të gjithë për homazhet dhe repsketin që bënë.
Dr.Rifat Lila ka qenë doktor i shkencave, specialist dhe profesor. Gjithashtu është bartës i shumë certifikatave nga Kardiologjia, Pulmologjia dhe Mjekësia preventive. Varrimi i të ndjerit u bë në varrezat e qytetit në Gjakovë.