Shpyllëzimi i pyjeve të Amazonës në Brazil u rrit me 43% në Prill krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Këto janë të dhënat e fundit të publikuara nga qeveria e Brazilit.
Mësohet se është në total 1,157 km katrorë pyll që është shkatërruar në 4 muaj t e parë të vitit 2021. Por nëse e krahasojmë me një vit më parë është 4% më pak.
Shpyllëzimi i Amazonës është bërë një çështje ndërkombëtare, ku pa pasur kritika të shumta. Sipas ekspertëve prerja e pyjeve është përshpejtuar që kur Presidenti Brazilian Jair Bolsonaro mori detyrën në 2019.
Bolsonaro ka inkurajuar aktivitetet bujqësore dhe minerare në pyjet më të mëdha në botë dhe ka rikthyer legjislacionin mjedisor, që lejon prerjen e pemëve.
Konservatorët kanë frikë nga më e keqja përpara sezonit të thatë të këtij viti, kur shpyllëzimet zakonisht arrijnë majin nga maji në tetor.
Por lidhur me këtë politikë të re nga Presidenti i Brazilit, është ngritur alarmi pasi sipas të dhënave shpyllëzimi i Amazonës ishte rritur në nivelin më të lartë që nga viti 2008.
Në muajt e fundit, bashkësia ndërkombëtare, e udhëhequr nga administrata amerikane e Presidentit Joe Biden , ka bërë presion më të madh në Brazil për të zvogëluar shpyllëzimet e Amazonës.
Në një samit të klimës të udhëhequr nga SHBA muajin e kaluar, Presidenti Bolsonaro premtoi të dyfishojë fondet që shkojnë për Amazonën dhe do të ndalonte shpyllëzimin, por kjo gjë ende nuk ka ndodhur.
Pyjet e Amazonës njihen si mushkëria e botës dhe ndikojnë në pastrimin e një sasie të madhe të dioksidit të karbonit dhe ndikojnë në ngadalësimit e ngrohjes globale./tvklan.al