Sot dalin rezultatet e Lotarisë Amerikane, ja si mund të kontrolloni nëse keni fituar

Duke nisur sot nga ora 18.00, të gjithë që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane mund të mësojnë nëse janë përzgjedhur si fitues apo jo.

Siç njofton edhe Departamenti i Shtetit i SHBA, Çështjet Konsullore, për t’u interesuar rreth aplikimit tuaj mund të klikoni KËTU.

Pasi të ndodheni në uebfaqen e Departamentit të Shtetit, duhet të klikoni mbi butonin “check status” e më pas të vendosni kodin unik që u është dhënë në tetor kur keni bërë edhe aplikimin.

Siç është sqaruar edhe në vitet e tjera, përzgjedhja bëhet në mënyrë rastësore përmes një shorti kompjuterik.

Read Previous

Lëkurë elektronike për të monitoruar shëndetin

Read Next

Shënohet dita botërore e Kryqit të Kuq