8 maji shënon ditën botërore të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Këtë datë e kremtoi edhe Kryqi i Kuq dega Gjakovë. Ata organizuan një takim me kryetarin e komunës, Ardian Gjini i cili njëherit uroi organizatën për punën e bërë.
Bashkëpunëtorë e anëtarë po ashtu patën fjalët më të mira për punën ndër vite të Kryqit të Kuq.
E ata që kontributin e kanë të pakursyer janë vullnetarët e pa lodhshëm, të cilët thanë se është nder e privilegj të jesh pjesë e organizatës.
Kryqi i Kuq në Gjakovë angazhohet vazhdimisht në ndihmë të atyre që kanë nevojë përmes programeve të shumta që ka. Aktualisht të regjistruara këtu janë 2000 mijë familje.