Kritikohet nga NASA, mbetjet e raketës kineze bien në Oqeanin Indian

Mbetjet e raketës më të madhe të Kinës kanë rënë në Oqeanin Indian të dielën.

Shumica e përbërësve të saj janë shkatërruar me ri-hyrjen në atmosferë, kështu duke iu dhënë fund spekulimeve se ku do të godasin mbeturinat, shkruan Reuters.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë kritikuar Kinën për mungesë të transparencës.

“Kombet e hapësirës duhet t’i minimizojnë rreziqet për njerëzit dhe tokën si dhe ta maksimizojnë transparencën në lidhje me ato operacione”, ka thënë administratori i NASA-s, Bill Nelson.

“Është e qartë se Kina nuk po arrin t’i përmbushë standardet e përgjegjësisë në lidhje me mbeturinat e tyre hapësinore”./GazetaSinjali

Read Previous

Shqiptohen 719 gjoba për mosrespektimin e masave anti-Covid

Read Next

Familjari rrëfen se si humbi nënën, vëllain dhe kunatën nga helmimi