Këto punime janë punuar nga nxënës të shkollës së mesme teknike,” Nexhmedin Nixha” në Gjakovë. Me tematika nga më të ndryshmet ata kanë menduar që përmes një ekspozite të mbushur me plot vepra arti të shënojnë festën e shkollës. Pa hezitim ata treguan për punimet e tyre, për të cilat thonë se kanë pasur mbështetjen e vazhdueshme të profesorëve .
I lumtur me të arriturat e nxënësve dhe profesorëve, u shpreh drejtori i shkollës Neshet Këpuska i cili edhe u pensionua nga detyra që ka ushtruar deri më sot.
Për të parë nga afër këtë ekspozitë ishte edhe drejtori i arsimit në Gjakovë, Gjevalin Nikollbibaj, që vlerësoi lartë punën e nxënësve.
Në fund u ndan mirënjohje për të gjithë nxënësit që kanë treguar sukses gjatë procesit mësimor në vitin akademik 2020-2021.