Sollën dozat e vaksinës anticovid, të cilat janë pjesë e kontigjentit të fundit të cilat Kosova I pranoj të mërkurën.Në mesin e 38 mijë dozave të vaksinës AstraZeneca, komuna e Gjakovës është furnizuar me 800 doza të kësaj vaksine.Procesi I vaksinimit filloj në qendrën e mjekësisë familjare “Ereniku”.Në këtë fazë ata që do të imunizohen janë personat mbi moshën 65 vjeqare.Me të marrë këtë informatë në këtë qendër u shkaktuan tollovi nga qytetarët të cilët kishin ardhur për tu vaksinuar. Ani pse të gjitha ekipet mjekësore të kësaj qendre ishin në shërbim të tyre prap u vërejt një numër I madh I qytetarëve të cilët nuk respektuan distancën.Me këtë rast drejtoresha e shëndetësisë apeloj që të mos shkaktojnë tollovi sepse ky proces do të realizohet me organizim.
Qytetarët të cilët pritën në rradhë dhe që u imunizuan thanë se nuk nguruan që të marrën këtë vaksinë. Ata ftuan edhe të tjerët që të vaksionohen sepse kjo vaksinë është në të mirën e shëndetit.
Në mesin e të moshuarëve që u vaksinua është edhe Bashkim Canhasi I cili tha se nuk ka qenë I infektuar me covid 19 dhe se prej se e mban mend kjo ishte vaksina e parë që e morri që nga fëmijëria.
Sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, në këtë qendër do të punojnë gjithsej tri ekipe mjekësore.Në mënyrë që t’i shmangen tollovisë, vaksinimi do të bëhet sipas orareve. Nga ora 8:00-14:00 do të bëhet vaksinimi për personat nga 65 deri në 70 vjeç dhe nga ora 14:00-19:30 do të bëhet vaksinimi për personat mbi 70 vjeç si dhe personelin shëndetësor. Pasi që u shkaktuan rradhë të gjata dhe tollovi nga ana e qytetarëve këtu u dashtë që të intervenoj edhe policia e Kosovës të cilët dhanë kontribut në mbajtjen e rendit dhe qetësisë si dhe në respektimin e distancës.