Merkel sot bisedon me Kurtin

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel do të zhvillojë sot gjatë pasdites një video-konferencë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kancelarja Merkel do të komunikojë me kryeministrin e Kosovës, Kurti, për një gamë të gjerë çështjesh, ndër to edhe për dialogun me Serbinë.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert bëri të ditur se biseda do të përqendrohet shumë fort në kursin e reformave në Kosovë, transmeton DW.

Më tej bashkëbiseduesit do të diskutojnë për procesin e afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian si dhe për dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis Kosovës dhe Serbisë./GazetaSinjali

Read Previous

​17 maji, Dita Ndërkombëtare e Telekomunikacionit

Read Next

UNICEF, thirrje vendeve të pasura të dhurojnë vaksina