Kurti flet me mburrje në Kuvend: Kemi bërë shumë punë për 55 ditë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta prezantojë sot në Kuvendin e Kosovës programin qeveritar të Ekzekutivit.

Ai paraprakisht i dha rëndësi ndryshimit të pushtetit që doli nga zgjedhjet e fundit parlamentare, duke thënë se “sot duhet ta festojmë këtë standard”.

“Kemi bërë shumë punë”, tha Kurti, duke folur për 55 ditët e para të Qeverisë së udhëhequr nga ai.

Ai tha se edhe masat anti-Covid kanë rezultuar efektive.

Kurti sërish përmendi zotimin për t’i vaksinuar 60% të qytetarëve të Kosovës deri në fund të këtij viti.

“Të jeni të sigurt se Qeveria është në krye të detyrës”, tha ndër tjerash Kurti. /GazetaExpress/

Read Previous

22-vjeçari shqiptar vritet në Angli

Read Next

​KEDS ka investuar mbi 28 milionë euro në rrjetin nëntokësor