Ky është objektivi kryesor i PSG për sulmin nëse Mbappe vendos të largohet

Kilyan Mbappe mund të largohet nga PSG në fund të sezonit 2022.

Sipas “L’Equipe”, në rast se Kilyan Mbappe largohet nga Paris Saint Germain, atëherë Robert Lewandowski është objektivi kryesor për ta.

Sulmuesi polak shihet si opsioni më i mirë në rast të largimit të 22 vjeçarit nga PSG.

Sipas artikullit, dështimi i ardhjes së Lionel Messit në Paris dhe çmimi i lartë i Mohamed Salah, bëjnë që Lewandowski të jetë një objektiv primar për ta.

Nëse Mbappe largohet këtë verë, PSG do të reagojë menjëherë me një ofertë për sulmuesin polak të Bayern Munchen./GazetaBlic/

Read Previous

Kurti: Deri në fund të muajit do të kemi mbi 140 mijë vaksina të reja

Read Next

22-vjeçari shqiptar vritet në Angli