Doganierët kapin katër refugjatë në një maune

Katër refugjatë që tentuan të hyjnë ilegalisht në Kosovë janë kapur nga doganierët.

Nga Dogana e Kosovës kanë njoftuar se katër personat u kapën në një maune e cila po vinte nga Greqia.

“Gjatë kontrollimit të mauneve oficerët doganor kanë hasur në refugjat të cilët kanë hyrë ilegalisht. Gjatë kontrolleve doganore të një maune nga Greqia oficerët kanë gjetur 4 (katër) refugjat nga Siria. Refugjatëve u është ofruar ndihma e nevojshme, gjithashtu rasti ka vazhduar tek Policia e Kosovës”, thuhet në komunikatën për media nga Dogana e Kosovës./Gazetasinjali

Read Previous

Pesë raste të dhunës në familje për 24 orë, viktima gratë

Read Next

FFK dhe kryetari Agim Ademi përkujtojnë Fadil Vokrrin në tre vjetorin e ndarjes nga jeta