Gjendet një trup i pajetë në Ulqin, dyshohet për ish-shefin e antidrogës

Një trup i pajetë është gjetur në Ulqin, raporton portali malazez Vijesti.

Jozyrtarisht nga policia e Malit të Zi kanë thënë se nga rezultatet paraprake të hetimit trupi i pajetë i përket ish-shefi të policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç. Ky i fundit ishte zhdukur prej ditësh.

Zhdukja e Elezoviç u raportua nga gruaja e tij Marina më 27 maj. Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014.

Më parë ai gjithashtu ka punuar në pozicione menaxheriale në OB Ulqin dhe më vonë ka mbajtur poste në sektorin e policisë kufitare.

Në mediat e Malit të Zi është raportuar se Elezoviç dyshohet se është vrarë nga klane të drogës ngase në këtë biznes të paligjshëm dyshohet se ishte përfshirë edhe ai. /GazetaSinjali

Read Previous

Seanca e së premtes ku do të raportojë Kurti, ky është rendi i ditës

Read Next

Sot votohet shkarkimi i Metës në Kuvendin e Shqipërisë