Biden shfuqizon urdhrin ekzekutiv të Trump që ndalonte TikTok-un

Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka tërhequr një urdhër ekzekutiv të miratuar nga paraardhësi i tij, Donald Trump. Vendim i Biden heq bllokadën për aplikacionet kineze, TikTok dhe WeChat në SHBA.

Sipas urdhrit të ri ekzekutiv, Departamenti i Tregtisë së SHBA duhet të ketë një qasje të re për aplikacionet e krijuara dhe të zhvilluara në vende të huaja, siç është Kina, shtet me të cilin është nisur një luftë e fortë ekonomike.

Tashmë për çdo ndalim të aplikacionit do duhet të ketë prova dhe të dokumentohet se po cenohet siguria kombëtare e SHBA.

Urdhri i Trump nuk lejonte shkarkimin e TikTok në SHBA, pasi sipas ish-Presidentit ishte një kërcënim për sigurinë kombëtare. Por ky vendim u përballë me një sërë sfidash ligjore dhe asnjëherë nuk mori fuqi.

Ndërkohë lidhur me këtë vendim të Presidentit Joe Biden, kompania kineze TikTok nuk ka bërë asnjë koment./tvklan.al

Read Previous

Si erdhi deri te ‘shkarkimi’ i Agim Veliut dhe emërimi i Ekrem Hysenit për Podujevën?

Read Next

Hyrja e rusëve dhe tmerri i të ngujuarve prishtinas në natën e 11 qershorit 1999