Duel Milan-Juventus për sulmuesin brazilian

Garë për një talent në Brazil. Juventusi dhe Milani po tentojnë të transferojnë 19-vjeçarin e Santos, Kaio Jorge.

Lajmi raportohet nga gazeta italiane, Tuttosport. Kaio është një prej lojtarëve më të talentuar në Brazil dhe dy klubet italiane duan ta bëjnë tyrin.

I riu luan si sulmues dhe me Brazilin U17 ka shënuar 6 gola në 10 ndeshje. Me Santosin kontrata Kaio Jorge i përfundon në muajin dhjetor.

Kjo ka bërë që shumë klube europiane të tentojnë transferimin e tij. Konkurrenca mes Milanit dhe Juves thuhet se është shumë e fortë. /abcnews.al

Read Previous

Rritja e kostos së ndërtimit shtrenjton çmimet e banesave në Kosovë

Read Next

Spanja hap plotësisht stadiumet për sezonin e ri