Sot varrosen katër të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë

Sot do të bëhet varrimi i mbetjeve mortore të katër personave të gjetur në varrezat e myslimanëve në Mitrovicë.

Dibran Dibrani, Zeqir Muja, Magbule Muja dhe Remzi Kurteshi janë katër personat që janë gjetur në fund të vitit të kaluar.

Bajram Qerkini nga Shoqata për personat e pagjetur “Zëri i prindërve” ka thënë se varrimi i të ndjerëve është vonuar derisa ka përfunduar procesi i identifikimit të eshtrave në mostrat e marra me ADN.

Dibran Dibrani, Zeqir Muja si dhe Remzi Kurteshi do të varrosen në varrezat e martirëve në Shipol, ndërsa Magbule Muja do të varroset në Malishevë.

Zeqir dhe Magbule Muja janë burrë e grua.

Read Previous

Horoskopi ditor

Read Next

​Parashikimi i motit në Shqipëri