​20 vjet nga ekstradimi i “Kasapit të Ballkanit” në Hagë

Janë bërë 20 vite prej kur ish-presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, është ekstraduar për në Hagë.

I njohur ndryshe edhe si “Kasapi i Ballkani”, Millosheviq u ekstradua në Hagë më 28 qershor të vitit 2001 pasi më 27 maj 1999 u bë publike aktakuza për krime lufte në Kosovë.

Më vonë ai akuzohet për krime edhe në Kroaci dhe gjenocid në Bosnje e Hercegovinë.

Ai ishte ekstraduar me urdhrin e Qeverisë serbe. Millosheviq ishte arrestuar në Beograd më 1 prill 2001, pasi ishte përgjegjës për vdekjen e dhjetëra-mijëra njerëzve.

Gjykimi i Millosheviqit në Hagë nisi më 12 shkurt 2002 dhe u ndërpre dhjetëra herë për shkak të problemeve kardiovaskulare që ai kishte dhe tensionit të lartë të gjakut.

Nxjerrja e dëshmive për krime në Kosovë e Kroaci dhe për gjenocid në Bosnje e Hercegovinë, ka zgjatur deri më 25 shkurt 2004. Mbrojtja e tij ka filluar në fund të gushtit 2004.

Më 22 shkurt, Millosheviq deklaroi se nuk ishte më në gjendje të vazhdojë marrjen e dëshmitarëve në pyetje, ndërsa më 24 shkurt refuzohet kërkesa e tij për shërim në Rusi.

Më 11 mars 2006, në orën 9:30, ai u gjet i vdekur në qelinë e tij.

Read Previous

Moti gjatë kësaj jave

Read Next

Këto vende do të mbesin pa rrymë sot