Situata e sigurisë në Gjakovë është e qetë dhe pa ndonjë incident, kështu ka deklaruar komandanti i stacionit policor në Gjakovë, Melazim Lumi.
Krahasur me vitin 2020 që ndikim ka pasur edhe situata pandemike, izolimi total, këtë vit kemi rritje të numrit të aksidenteve kanë shtuar zyrtarë nga policia e Kosovës.
Raporti 6 mujor i këtij institucioni bën të ditur se përgjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 3306 tiketa për aksidente, ndërsa për mos respektim të masave anti-covid janë shqiptuar 3350 tiketa të tjera. I njëjti raport njofton edhe për 106 vjedhje dhe 54 të tjera të cilësuara si vjedhje të rënda. Policia e Kosovës vazhdimisht është duke punuar në ruajtjen e rendit dhe qetësisë në komunikacion bënë të ditur major Milazim Lumi.