Jack Grealish vijon të mbetet objektiv i Manchester City. Kapiteni i Aston Villa është një nga lojtarët më të dalluar të Premier League në dy sezonet e fundit.
Falë paraqitjeve pozitive me ekipi nga Birmingemi, 25-vjeçari ia ka dalë të luajë edhe me kombëtaren angleze (12 ndeshje).
25-vjeçari i krahut të majtë të sulmit, pëlqehet shumë nga Pep Guardiola. Grealish ka një driblim fantastik, teksa siguron asiste dhe gola.
Sky Sport raporton se “Cityzens” kanë gati një ofertë prej 75 milion paundësh për lojtarin ofensiv. Shumë e rëndësishme, të cilën Aston Villa vështirë ta refuzojë. /abcnews.al