Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kritikuar qeverinë se me rishikimin e buxhetit, do të investojë vetëm aty ku i konvenon politikisht.
Ai ka thënë se në rishikimin e buxhetit nuk janë marrë për bazë nevojat e qytetarëve të Kosovës.
“Ju deklaronit se me ardhjen e juaj në pushtet, kjo praktikë kinse do të marrë fund. Qytetarët e Kosovës janë të barabartë. Ky rishikim mundo të jetë gjithçka por jo i barabartë, e keni krijuar me qëllim që të përfitoni politikisht. Nuk keni marrë bazë nevojat e qytetarëve tanë, por aty ku përfitoni më shumë vota. Kjo është e padrejtë sepse po dëmtoni qytetarët e Kosovës”, ka thënë Lekaj.
“Ju do të dështoni sepse qytetari e ka parë sa keq qeverisni, e keni shembull Prizrenin, Prishtinën, Mitrovicën. Në këto zgjedhje do të dështoni sepse qytetari e ka parë se sa keq udhëheqni në këto komuna”, ka thënë ai./Reporteri.net