Aksident në rrugën Malishevë-Arllat, një i vdekur e dy të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:14 në aksin rrugor Malishevë-Arllat, saktësisht në fshatin Terpezë. Në këtë aksident komunikacioni janë përfshirë dy vetura me përfundim me fatalitet, njofton zëdhënësi i policisë Nysret Xhurkaj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e trafikut rajonal,zjarrëfikësit dhe emergjenca mjeksore.

Sipas mjekut kujdestar është konstatuar vdekja e një personi B.G rreth 74 vjeçar dhe dy persona të tjerë janë të lënduar. Komunikatë nga Zedhenesi i Policisë, Nysret Xhurkaj.

Read Previous

Koeman dëshiron t’i mbajë Griezmannin dhe Coutinhon në ekip

Read Next

Bytyqi: Kemi investuar në 94 projekte infrastrukturore në vend