Bernardo Silva dëshiron transferimin në La Liga

MANCHESTER, ENGLAND – JANUARY 14: Bernardo Silva of Manchester City in action during the Premier League match between Manchester City and Wolverhampton Wanderers at Etihad Stadium on January 14, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Clive Mason/Getty Images)

Mesfushori me tipare sulmuese i Manchester Cityt, Bernardo Silva thuhet se ka vendosur për një transferim në La Liga përpara sezonit 2021/22.

Reprezentuesi portugez është lidhur fort me një largim nga kampionët e Ligës Premier, pasi humbi sigurinë e tij në formacionin titullar në muajt e fundit.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola është i prirur për të mbajtur ish-yllin e Monacos, por atij mund t’i duhet të largojë lojtarë të caktuar pasi synon të përfundojë marrëveshjet për Harry Kane dhe Jack Grealish.

Sipas mediumit Daily Mail, 26-vjeçari tani ka zgjedhur të shfrytëzojë mundësinë në rritje për t’u larguar nga Etihad, me Spanjën që është destinacioni i tij i preferuar këtë verë.

Barcelona dhe Atletico Madrid thuhet se po monitorojnë situatën me interes të vërtetë, por situatat e tyre financiare përkatëse mund ta bëjnë një transferim të vështirë.

Me katër vite të mbetura në marrëveshjen e tij aktuale me Cityn, Guardiola ka të ngjarë të kërkojë rreth 60 milionë funte për të filluar çdo bisedim të mundshëm për largim. /Telegrafi/

Read Previous

Mërkur Bua Shpata, kalorësi që ndryshoi historinë e Zvicrës me 300 kalorës shqiptarë

Read Next

5 gra dhe 14 fëmijë kanë mbërritur në Shqipëri pasi kishin vite që jetonin në kampin famëkeq në Siri