Jo vetëm Alaba, Real Madridi synon një tjetër bavarez falas

Leon Goretzka nuk po rinovon me Bayern Munchen. Mesfushori ka edhe një vit kontratë me kampionët e Gjermanisë, por deri tani ka refuzuar dy propozime të drejtuesve bavarezë sipas raportimeve të Bild.

Agjenti i 26-vjeçarit nuk është i kënaqur me rrogën që ofron Bayerni dhe ka filluar t’ia propozojë klubeve të ndryshme shërbimet e lojtarit të kombëtares gjermane.

Leon Goretzka

AS shkruan se Real Madrid e pëlqen shumë titullarin e ekipit të Julian Nagelsmann dhe po monitoron me kujdes zhvillimet në lidhje me zgjatjen e kontratës.

Goretzka mund të firmosë parakontratë me çdo klub duke nisur prej janarit të ardhshëm, teksa klubi spanjoll shpreson të sigurojë verën e ardhshme një tjetër lojtar me parametra zero nga Bayerni pas David Alaba. /abcnews.al

Read Previous

Chelsea nuk heq dorë nga Lukaku

Read Next

Aksident në fshatin Qerim, 8 të lënduar