Kryeministri Rama publikon pamjet: Promovuese e destinacioneve tërheqëse
“Shqipëria vendi ideal për tu vizituar”, kështu është pasqyruar vendi ynë në reportazhin e gazetares së njohur franceze, Saliha Hadj-Djilani dedikuar turizmit, historisë dhe mikpritjes shqiptare.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar reportazhin e gazetares për Shqipërinë duke e cilësuar si promovuesen e destinacioneve më tërheqëse të botës.
Gazetarja franceze ka treguar historinë e komunizmit dhe rimëkëmbjen e shpejtë të vendit në 30 vitet e fundit. Ndërkohë, turizmi është cilësuar si pika më e fortë e gjithë Shqipërisë.
Disa ditë më parë, gazetarja franceze publikoi një foto me kryeministrin Edi Rama me të cilin ka zhvilluar një intervistë lidhur me situatën e Shqipërisë me Covid-19 dhe turizmin pas pandemisë./KlanNews.