Mbi 70% e mësimdhënësve në komunën e Gjakovës janë vaksinuar me dozën e parë

Që nga fillimi i vaksinimit e deri më tani mbi 70-80%  e mësimdhënësve në komunën e Gjakovës janë te vaksinuar me dozën e parë. Ndërsa mbi 50% me dozën e dytë dhe pjesa e mbetur do të vazhdojë te vaksinohen. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i arsimit, Gjevalin Nikollbibaj i cili theksoi se do të hapet edhe një link online ku do të publikohen statistikat e këtij procesi për të gjitha shkollat.

Nikollbibaj ju bënë thirje të gjithë stafit mësimor, drejtorëve poashtu edhe qytetarëve qe të vaksinohen, për të mirën e të gjithëve.

Në mënyrë që viti i ri shkollor të fillojë me prani fizike dhe orar të rregullt, Ministria e Arsimit bën apel për mësimdhënësit që të vaksinohen.

Read Previous

​Për një ditë jepen mbi 19 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19

Read Next

Arrestohen dy persona në Prizren, të dyshuar për zjarrvënie