Një aksident që ka përfunduar me fatalitet, ka ndodhur mbrëmë në aksin rrugor Gjakovë – Hereq, ku si rezultat një person ka mbetur i vdekur.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, për TV Syri ka bërë të ditur që gjatë orës 20:00 të mbrëmjes së të shtunës, në aksin rrugor Junik-Hereq përshkak të mospërshtatjes dhe kushteve të rrugës, një makinë është vetaksidentur, ku një person ka mbetur i vdekur, dhe 5 persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident.
Ndërsa të dhëna të tjera rreth këtij aksidenti nuk janë bërë të ditura.