Shqiptohen 663 gjoba për mos-respektim të Ligjit anti-COVID-19

Policia e Kosovës po vazhdon t’i dënojë qytetarët që nuk po respektojnë ligjin anti-COVID-19 në Kosovë.

Vetëm në 24 orët e fundit, policia ka njoftuar se janë shqiptuar 663 tiketa në bazë të këtij ligji.

Ndërsa nga e premtja kanë hyrë në fuqi masa të reja, rastet pozitive me COVID-19 janë rritur shumë ditëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë kryer 12,666 testime, ku 2,279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive është 18,287.

Read Previous

Aksident në magjistralen Ferizaj-Gjilan, një 18 vjeçar humb jetën

Read Next

A bën të ekspozohemi në diell nëse i kemi venat të zgjeruara?