Sot me datë 24.08.2021 rreth orës 12:40 ka ndodhur një vetë aksident trafiku në fshatin Bishtazhin, me çrast drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e tij gjatë levizjes në rrugë me pjerrtësi gjatësore(tëposhtëze) dhe pasi është rrotulluar me mjet në anen djathtë jashtë rrugës ka përfunduar në hendek.
Të gjithë të lënduarit në aksident(vozitësi dhe tre pasagjerët janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë).
Fillimisht sipas mjekëve të gjithë të lenduarit kishin lëndime të lehta trupore dhe me vetëdije, mirëpo pas një kohe mjeku kujdestar ka njoftuar se një nga te lenduarit rreth moshës 60 vjeçare ka ndërruar jetë.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit dhe hetimet e trafikut Rajonal janë duke u marrur me hetimin e rastit.