Nga sot bartja e maskës është obligative edhe kur jeni duke ecur vetëm

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur dje, ka vendosur që nga data 29 gusht (e diel) të hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID, duke rikthyer sërish kufizimin e lëvizjes, shtyrjen e fillimi të vitit të ri shkollor dhe shkurtimin e orarit të punës së gastronomisë.

Në vendimin e ri të marrë nga qeveria, bartja e maskave do jetë obligative edhe kur jeni duke ecur vetëm, për dallim prej vendimit të kaluar ku ka qenë e lejuar të ecnit vetëm edhe pa maskë.

Ndryshe, bartja e maskave është e obligueshme përveç në këto raste: gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë ekskluzivisht anëtaret e ngushtë të familjes, gjatë vrapit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike, gjatë ngrënies apo pijes. /GazetaSinjali/

Read Previous

2 avionë të tjerë me 182 afganë mbërrijnë në Shqipëri

Read Next

Tre punëtorë rrëzohen nga skelet, njëri përfundon në spital