Trendi i rritjes së fluksit të rasteve të të infektuarve me covid 19 gjatë kohëve të fundit në Kosovë, bëri që kabineti qeveritar të mbildhej të shtunën e 28 gushtit për të miratuar masa shtesë anti covid, të cilat hyjnë në fuqi që nga e diela e 29 gushtit. Ndër to u miratua rikthimi i kufizimit të lëvizjes nga ora 22:00, shtyerja e fillimit të procesit mësimor dhe funksionimi i gastronomisë vetëm në hapësira të jashtme.
Të pyetur në lidhje me masat e reja të miratuara nga qeveria e sidomos masa e kufizimit të lëvizjes, disa qytetarë janë shprehur se janë pro këtyre masave.
Mirëpo, ka edhe të atillë të cilët nuk e përkrahin vendimin për kufizimin e lëvizjes.
Ndërkaq, infektologu Afrim Sylejmani ka pohuar se këto masa do të ndikojnë dukshëm në uljen më të shpejtë të lakores së qytetarëve të infektuar me virusin korona.
Sylejami tutje ka shtuar se së bashku me kufizimin e lëvizjes, paralelisht edhe vaksinimi i shpejtë do të ndikojë në lehtësim të gjendjes.