Edhe qielli u bë aleat në këtë ditë të trishtë për të gjithë. Familjarë, miq dhe shumë të tjerë u mblodhën me qëllim që t’i japin lamtumirën e fundit 20 vjecarës nga Gjakova Rumejsa Hoxha, e cila humbi jetën si rrjedhojë e virusit Covid-19. Lajmin për vdekjen e saj nuk po e kapërdijnë familjarët, të cilët mes lotësh përjetuan ngjarjen që u trazoi shpirtin.
E rëndë për të gjithë, teksa vështronin që policia të shoqëruar edhe nga institucionet relevante sollën trupin e pajetë të 20 vjeçares. Vetëm disa ditë më parë, Rumejsa kishte humbur edhe të atin i cili ishte i diagnostifikuar me virusin tinëzar e që nuk po njeh moshë, covid-19. Babë e bijë e humbën betejën me këtë virus, ata tani po pushojnë të qetë në varrezat e qytetit. Përjetësinë e kanë gjetur edhe kur kanë mbyllur sytë sepse ata pushojnë pranë njëri-tjetrit.