Boksierja 18-vjeçare ndërron jetë 4 ditë pas humbjes me KO në ring

Boksierja 18-vjeçare meksikane Jeanette Zacarias Zapata ka ndërruar jetë mbrëmjen
e 2 shtatorit. Ajo ishte në gjendje kome prej 4 ditësh, pas humbjes me KO ndaj
kanadezes Marie Pier Houle, një duel që ishte zhvilluar ditën e shtunë në Montreal
(Kanada).


Lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të meksikanes e dha promotori i tij: “Me trishtim
të madh morëm vesh lajmin e ndarjes nga jeta të Zapata. Ky është një sport që
mbart me vete shumë rreziqe dhe për fat të keq boksierja meksikane nuk mundi të
mbijetojë”.

Ndërsa rivalja e saj, Houle, tha: “Kjo është puna jonë, pasioni ynë. Asnjëherë nuk ka
qenë pjesë e planeve të mia që të dëmtoj rëndë rivalen time në ring”.
Ngjarja e rëndë në ring ndodhi në fundin e raundit të katërt, një sfidë e peshës
“welter”. Zapata mori një seri goditjesh në njërin nga këndet e ringut dhe më pas ra
pa ndjenja në tapet.


Edhe pse iu dha ndihma e parë nga stafi mjekësor dhe trajneri i saj, boksierja
meksikane nuk mundi të mbijetojë. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku gjendja
e saj u përkeqësua nga dita në ditë. /Telesport/

Read Previous

Nga 15 tetori në Gjakovë fillon ngrohja me biomasë

Read Next

Wenger: Nga viti 2028, Kupa e Botës të zhvillohet çdo dy vite