Ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger po punon intenzivisht për të implementuar projektin revolucionar në futboll.
Francezi që tani ka detyrën e drejtorit për zhvillimin e futbollit në FIFA, dëshiron që Kupa e Botës të zhvillohet çdo dy vjet, transmeton Indeksonline.
Projekti, sipas Wenger, do të miratohej nga gjithsej 166 vende që kanë kërkuar të rishikojnë këtë mundësi.
71-vjeçari njofton se plani i FIFA-s është që ky projekt të filloj së implementuari nga viti 2028.
Kjo garë është organizuar nga viti 1930.
/Indeksonline/