Në Gjakovë bie interesimi për vaksinim

Procesi i imunizimit po vazhdon normalisht në qendrën e vaksinimit “Fehmi Agani” në Gjakovë.  Interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar është mjaft i vogël. Nga 18 mijë të vaksinuar sa kishte të regjistruar gjatë javës së kaluar, këtë javë nga e hëna e deri sot, numri i të vaksinuarve është rreth 4 mijë qytetarë.

Njëri nga qytetarët që u vaksinua sot ndihet i kënaqur me shërbimet që ofrohen këtu duke potencuar se janë mjaft efikase.

Mirëpo pati edhe të atillë të cilët edhe pse kishin zgjedhur të vaksinohen, nuk e bënë një gjë të tillë, në momentin kur nga punëtorët shëndetësor ju tha se vaksinë Pfizer nuk ka për dozën e parë.

Edhe gjatë kësaj të diele qendra e vaksinimit nuk do të punojë, e nëse të dielën e ardhshme do të punojë ashtu siç ka rekomanduar Ministri Vitia, mbetet të shihet në vendimin e radhës.

Read Previous

Falsifikuan teste me COVID-19, ndalohen dy persona

Read Next

Kërkohej nga Interpoli për vrasje në tentativë dhe kontrabandë me armë, maqedonasi kapet në Kosovë