Mimoza Kusari-Lila, kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës nga Lëvizja Vetëvendosje, në rrjetin social Facebook ka reaguar ndaj ngjarjes tragjike që ka ndodhur sot në Gjakovë, ku dy fëmijë vdiqën, si pasojë e zjarrit që kishte kapluar shtëpinë.
Lila-Kusari përmes këtij postimi ka ngushëlluar familjen e viktimave, duke shkruar:
“Në këtë ditë të rëndë për gjithë në Komunën e Gjakovës e në veçanti për familjen Sadrija, shprehë ngushëllimet e mia të sinqerta familjes Sadrija dhe gjithë banorëve të fshatit Ujz me rastin e humbjes së dy jetëve të reja.”