Qytetarët në qendrën e vaksinimit “Fehmi Agani” mund të zgjedhin mes vaksinës anticovid Astrazeneca dhe Pfizer për t’u vaksinuar.
Makfirete Berisha kryeinfermiere në këtë qendër ka treguar situatën aktuale. Berisha, bëri të ditur se vaksina ka të mjaftueshme si Pfizer ashtu edhe Astrazeneca.
Mes tjerash është bërë e ditur se nga kjo javë qendra e vaksinimit “Fehmi Agani”, në Gjakovë do të jetë e hapur edhe ditën e diel.