Lajçak nesër viziton Kosovën

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do ta vizitojë Kosovën nesër.

Gjatë vizitës së tij nga 15 deri më 17 shtator, Lajçak do të takohet me udhëheqës politikë, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe mediave, si dhe të rinj.

Lajçak planifikon të diskutojë gjendjen e zbatimit të marrëveshjes së Dialogut dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Rama nderon Merkelin me medalje të veçantë

Read Next

Kompania KEDS në Gjakovë ndërron lokacion